Inskenimi i klipit kinse dëshiron të ndahet e deri te propozimi, Kiara flet për situatën që krijoi Luizi

Luiz Ejlli gjatë kësaj jave pati një mision kinse dëshiron të distancohet nga partnerja e tij, Kiara Tito, por që në fund të kësaj mendoi t’i bënte diçka të bukur.

Ai gjatë ditëve të fundit i qëndroi larg madje në spektakël u lëshua një klip, ku thoshte se gjithçka që bëri për të e bëri vetëm për lojë.

Pas kësaj, moderatorja u pa shumë e prekur, filloi menjëherë të qajë e mes tjerash kërkoi të dilte edhe nga shtëpia.

Foto: YouTube

Artisti shkodran i tha që të dilnin jashtë ta flisnin këtë gjë, ku në një moment u ul në gjunjë dhe iu drejtua: ‘A dëshiron të bëhesh gruaja ime?’.

Prezantuesja u shfaq e habitur dhe duke qarë me të madhe, gjersa tha disa herë: “PO”, “PO”.

Foto: YouTube

E njëjta ndërkohë u largua ditën e djeshme (e shtunë) së bashku me Bledi Manen, meqë Efi u zgjodh finalistja e dytë e këtij reality show.

Pas eliminimit nga gara, bukuroshja theksoi: “Momentin që po ndodhnin këto episode. Thashë mos ndoshta gjithë kjo situata e rëndoi, nuk e di nuk e shpjegoj dot. Edhe thoja një mision nga vëllai i madh. Nuk e kisha kuptuar se siç e keni parë kam qenë shumë keq këto tri ditët e fundit. Isha gati të dilja”.

Tito vazhdoi: “Kur e do një person normal që të dhemb në momentin që ndodhin situata të tilla. Pastaj thoja mos ka bërë lojë gjatë gjithë kohës. Kisha shumë mendime. Më vinte inat më shumë, si ka mundësi që ka thënë kaq shumë gjëra dhe të ndodhi kështu. E çuditshme, por shumë e bukur dhe jam shumë e lumtur për gjithë gjërat që përjetova”.