Instagrami deklarohet për pezullimin e disa llogarive

Përdoruesit e Instagramit gjithandej botës janë duke raportuar për problemet që po hasin për kyçje në llogaritë e tyre.

Meta e cila e posedon këtë rrjet social ka thënë se “është duke shikuar” se cili është problemi, i cili ka shkaktuar ankesat e përdoruesve të cilët po raportojnë se janë suspenduar nga platforma.

Është raportuar gjithashtu se mijëra përdorues të Instagramit janë të prekur.

Ata kanë raportuar se profilet e tyre janë mbyllur për 30 ditë.

Në një postim në Twitter, zëdhënësit e Instagramit kanë thënë se: “Jemi të vetëdijshëm për problemet që disa prej jush jeni duke i pasur për qasje në profilet tuaja në Instagram. Ne jemi duke hulumtuar për problemin dhe kërkojmë falje”.

Kompania ende nuk ka ofruar detaje se çfarë realisht është duke ndodhur.

Disa përdorues të cilët janë ende aktiv në platformë kanë thënë se kanë vërejtur rënie të madhe të numrit të ndjekësve.