Instagrami me njoftim për përdoruesit kur sistemi ka probleme

Rrjeti social Instagram është duke testuar një veçori të re që do i paralajmërojë përdoruesit kur shërbimi ka probleme teknike. Njoftimi do të shfaqet si njoftimet e zakonshme, për t’i sqaruar përdoruesit që nuk e dinë se çka është çështja.

“Mos u shqetësoni, nuk s’është faji juaj, është tek ne”, është njoftimi që përdoruesve do t’iu vjen pasi Instagrami të shfaq probleme.

Ky vendim vjen një javë pasi Facebooku, Instagrami dhe Whatsappi kanë rënë nga sistemi për disa orë. Kjo shkaktoi konfuzion për një periudhë, derisa autoritetet e aplikacioneve dhanë sqarime.