Ish-këshilltari i Thaçit thotë se Osmani kopjoi inaugurimin

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj ka shkruar pas marrjes së detyrës së presidentës Vjosa Osmani.

Behramaj ka thënë se Osmani ka kopjuar inaugurimin e Thaçit.

“Vjosa Osmani do të duhej ta organizonte këtë ceremoninë e dorëzim-pranimit të mandatit në Hagë. Në vend të kësaj, ajo si një “supervashë” na u shfaq në shesh, duke e kopjuar inaugurimin e Hashim Thaçit si president, por duke e marrë mandatin e presidentit nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilës i është betuar për lojalitet.Një ditë më parë, Kurti qenka përkujdesur që edhe masat për mbylljen e vendit t’i shtyjë për të mërkurën, pas përfundimit të kësaj pseudoparade politike!” ka shkruar ai.