Italia fiton 3-0 ndaj Zvicrës

Italia ka vazhduar me formë të lartë në Euro 2020 dhe tashmë ka siguruar kalimin në raundin nokaut. Pas fitores 3:0 ndaj Turqisë në ndeshjen hapëse, Italia të mërkurën mbrëma në Romë fitoi 3:0 edhe ndaj Zvicrës.

Me këtë fitore Italia kaloi në një të tetën e finales. Italia udhëheq në Grupin A me gjashtë pikë dhe bëhet përfaqësuesja e parë që avancon prej fazës grupore. Italia ka dominuar ndaj Zvicrës dhe ka shënuar fitore pa u rrezikuar seriozisht. Manuel Locatelli ka shënuar dy golat e parë për italianët. Në minutën e 89-të Ciro Immobile vendosi rezultatin përfundimtar, 3:0. Ishte kjo ndeshja e dhjetë e Italisë pa gol të pranuar. Ka fituar të gjitha këto ndeshje. Te Zvicra u paraqiten Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, por pa mundur të shmangin humbjen.