Italia me Turqinë hapin sonte Kampionatin Evropian

Sonte fillon Kampionati i shumëpritur, EURO 2020, i cili u shty për një vit për shkak të pandemisë.

Loja e parë do fillojë në Romë, me grupin A, ku Italia pret Turqinë, nga ora 21:00.

Kampionati do ketë karakteristika të reja, si hyrja e tifozëve në stadiume, 11 shtete do jenë mikpritëse të ndeshjeve, me 24 skuadra që do të luajnë në 51 ndeshje.