Ja cili rrjet social përfitoi më shumë nga rënia e Facebook!

Snapchati shënoi një rritje me më shumë se 20% pasi shërbimet e Facebookut ranë për 6 orë me radhë ditën e hënë. Facebooku fajësoi një konfigurim të gabuar rrjeti që rrëzoi aplikacionet e veta si Messenger, Instagram dhe WhatsApp dhe lanë 2.7 miliardë përdorues në ditë pa asnjë lloj aktiviteti.

Gjatë kësaj kohe, Snapchat pati një rritje me 23% të kohës së shpenzuar në aplikacionin Android krahasuar me të njëjtën ditë një javë më parë. Aktiviteti në Telegram, Signal, Twitter dhe TikTok u rrit gjithashtu.

Themeluesi i Telegram ka thënë se platforma e tij shtoi 70 milionë përdorues. Signal ishte aplikacioni numër një në Poloni dhe renditej në 10 vendet e para në 35 vende të botës.

Alternativa si Telegram dhe Signal që janë shumë të ngjashme me WhatsApp, historikisht kanë shënuar rritje sa herë që shërbimet e Facebookut pësonin ndërprerje edhe pjesa më e madhe e tyre rikthehej tek aplikacionet e Facebookut sapo ishin online. Sensor Tower deklaroi se krahas Snapchat, përdorimi Telegram u rrit me 18%, Signal me 15%, Twitter me 11% dhe TikTok me 2%.