Sunny Hill Festival

Ja kur debuton Ballkani në Ligën e Konferencës

Ballkani sot ka mësuar kundërshtarët që do të ketë në grupet e Ligës së Konferencës, pas kualifikimit historik.

Kampioni i Kosovës është shortuar në grupin G, me Slavia Praga, CFR Cluj dhe Sivasporin.

Ballafaqimet e para do të do të zhvillohen më 8 shtator, derisa ende nuk është përcaktuar se cilat skuadra do të luajnë si vendas.

Ndryshe, Ballkani vetëm nga kualifikimi do të arkëtoj mbi tre milionë euro.