Ja sa persona janë të shtrirë me koronavirus në Infektivë

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar një raport të shkurtër nga Klinika Infektive  e QKUK-së, ku ka treguar se sa persona janë të shtrirë.

Ai thotë se janë 32 pacientë të shtrirë në Infektivë.

“Pacientë të shtrirë në klinikë, të vërtetuar me Covid 19 janë: 32

• 25 pacientë në gjendje stabile shëndetësore

• 7 pacientë me oksigjenoterapi

• 1 pacient tjetër është në pritje të rezultatit laboratorik për Covid-19”, ak shkruar zëdhënësi Hoti.