Johnson kthehet në Britani pas deklarimit se është i gatshëm të bëhet prapë kryeministër

Boris Johnson është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar pasi u ka deklaruar se është “i gatshëm” të hyjë në garën e lidershipit konservator dhe të tentojë një kthim të jashtëzakonshëm si kryeministër.

Ish-kryeministri dhe gruaja e tij Carrie Johnson, u fotografuan në një fluturim natën, duke u kthyer nga Karaibet me fëmijët e tyre.

Të premten, një aleat i Boris Johnson tha se ish-kryeministri i tha atij se ishte i përgatitur të kandidojë në garën e lidershipit konservator dhe tani po kthehet në Mbretwrinw e Bashkuar nga pushimet e tij në Karaibe.

Ministri i Tregtisë James Duddridge tha se njeriu që u largua gjashtë javë më parë pasi u rrëzua nga kabineti i tij pas një sërë skandalesh, i ka thënë atij “ne do ta bëjmë këtë, jam gati për të”.

Deputeti konservator tha se Johnson do të kthehet në Britani të shtunën dhe do të sfidojë të zëvendësojë Liz Truss si udhëheqëse konservatore.

Por zhvillimi nuk do të mirëpritet nga të gjithë konservatorët, me ish-udhëheqësin William Hague duke paralajmëruar se ringjallja e Johnson do të çonte në një “spirale vdekjeje” për partinë.