Juventus e largon në verë Pogban

Rikuperimi nga dëmtimi në gju po merr më shumë kohë seç ishte menduar.

Paul Pogba u rikthye në verë te Juventus, mirëpo ende nuk ka minuta në këmbë me fanellën e bardhezinjve si pasojë e dëmtimit që vuante prej sezonit të kaluar.

Në fakt, pritej që 29-vjeçari të ishte i gatshëm për ndeshjen e fillimit të muajit shkurt, megjithatë dhimbjet në stërvitje e pengojnë të zbresë në fushë edhe për disa ditë, me trajnerin Massiliano Allegri që nuk shpreson shumë tek kontributi i mesfushorit duke u shprehur se ai mund të gëzojë një formë optimale vetëm në harkun kohor të 2-3 muajve. Në këtë formë, edhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” duket se po humbasin toruan me Pogba dhe pritet që në fundin e sezonit t’i “japin duart” francezit me lojtarin që ka interes për një kalim në Amerikë.

Nga ana tjetër, edhe fansat e Juventus janë të irrituar me mesfushorin që jetën pas fushe nuk e lë pas dore dhe shpeshherë është akuzuar se në Torino është thjesht për turizëm. Ndaj, dashuria Juventus-Pogba duket e “thyer” dhe një mbyllje e parakohshme e kontratës nuk është aspak për t’u përjashtuar. /SuperSport/