Ka rënë për një cent çmimi i naftës në Kosovë, krahasuar me të hënën.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, sot nafta në vend shitet me 1.60 euro për litër, benzina 1.50 euro për litër, ndërsa gazi 0.79 euro për litër.
Të shtunën, çmimi i naftës ishte 1.63 euro për litër, benzina 1.51 euro për litër, ndërsa gazi 0.78 euro për litër.
