Kapitali i tregut së Bitcoinit arrin vlerën e 1 trilion dollarëve

Vlera totale e kapitalit të tregut së Bitcoinit arriti në 1 trilion dollarë, duke mbyllur një javë të mirë.

Kjo kriptovalutë ka arritur vlerën më të lartë deri më tani prej 58,330.57 dollarësh.

Brenda muajit shkurt, Bitcoin u rrit me 60 për qind të vlerës.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, Bitcoin e kombinuar me të gjitha kriptovalutat kapin vlerën prej 1.7 trilion dollarëve.

Vlera aktuale e kriptovalutës Bitcoin | Burimi: CoinMarketCap

Ditë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.

Po ashtu, MasterCard tha se do të mbështes kriptovalutën, ndërsa BNY Mellon njoftoi se do të hapte shërbimet e saj ndaj këtyre monedhave.

Çmimi i kësaj valute është rritur më shumë se 700 për qind që nga përhapja e pandemisë COVID-19 për herë të parë në muajin mars 2020.

Rritja e kërkesës nga investitorët për kriptovalutën ka nxitur rritjen e vlerës së Bitcoinit në fillim të vitit 2021. Kërkesa u rrit nga mundësia e fitimeve më të shpejta në një botë që aktualisht dominohet me normat negative të interesit.