Karnevali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë

Data 23 dhe 24 Qershori janë rezervuar për Karnevalin Golden Eagle, i cili zhvillohet në qytetin e Suharekës. Përveç rreth 500 artistëve ndërkombëtarë nga Spanja, Italia, India, Kuba, Brazili, Polinezia, Turqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe shumë artistë shqiptarë. Performancat e artistëve shqiptarë do të ndahen në dy netë. Në natën e parë do të marrin pjesë Klajdi, Bruno & Miri, Capital T, ndërsa nata e dytë do të sjellë Mc Kreshën & Lyrical Son, Nora Istrefi dhe do të përfundojë me imazhin e kompanisë Golden Eagle, Era Istrefi.

Përgjatë këtyre dy ditëve Karnevali Golden Eagle do të moderohet nga Arbana Osmani, Berat Miftari dhe Kushtrim Reshitaj.