Katër të infektuarit me koronavirus janë nga këto tri komuna të Kosovës

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 28, me katër rastet e reja që janë konfirmuar këtë të shtunë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHP), ka bërë të ditur se katër të infektuarit janë nga tri Komuna të Kosovës, shkruan www.gazetastop.com.

“Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, i gjinisë mashkull, 32 vjeç me vendbanim në Bibaj-Ferizaj. Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare Të gjitha kontaktet janë të identifikuara”, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.