KE: Të adresohet çështja e automjeteve të pasiguruara dhe paregjistruara

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur përfundimet e nxjerra në raportin e Komisionit Evropian (KE) për Kosovën për vitin 2019, i cili njeh angazhimin dhe reformat e ndërmarra në sektorin financiar dhe po ashtu ofron rekomandime për avancime të mëtejme.

Në raportin e progresit një problem është edhe mosadresimi i çështjes së automjeteve të pasiguruara dhe paregjistruara, si dhe kostot që i shkaktohet sektorit të sigurimeve, vazhdojnë të theksohen si çështje shqetësuese në këtë raport. “Gjithashtu, mungesa e mbulimit të Kosovës me kartonin e gjelbër sipas raportit, vazhdon të përfaqësojë një barrë financiare për udhëtarët (përveç atyre nga vendet me të cilat Kosova ka marrëveshje bilaterale të sigurimit të automjeteve)”, thuhet në në raportin e Komisionit Evropian (KE) për Kosovën për vitin 2019.

Po ashtu dy vitet e fundit Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ka ngritur vazhdimisht shqetësimin për automjetet e pa regjistruara dhe të pa siguruara në Kosovë.

Deri më tani institucionet e Kosovës nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim për gjetjen e zgjidhjes për uljen e numrit të automjeteve të pa regjisruara të cilat sillen rreth 150 mijë automjete.