LDK siguron votat për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, seanca të hënën

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka bërë të ditur se në emër të 61 deputetëve ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë për të votuar projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike.

Gashi ka njoftuar se kërkesën e kanë nënshkruar 61 deputetë.

“Në emër të 61 deputetëve nënshkrues, sot kam kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë në ora 10:00 për ta votuar projektligjin për rimbëkëmbjen ekonomike”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ndryshe, sot ka dështuar për të gjashtën herë të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, pro këtij projektligji kanë qenë vetëm 58 deputetë.

Ndërkaq, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë në votim.