Keisi publikon këngën e re “Bye Bye”

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Keisi Medini, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Bye Bye” mban titullin kënga, të cilën njëherësh e ka kompletuar edhe me videoklip.

Artistja ka bërë një paraqitje të mahnitshme në video dhe në secilën prej pjesëve duket në top formë.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Valter Uka, kurse për vijën melodike është përkujdesur Marsel Gunga.

Nën drejtimin e Fatlum Nergutit, ky projekt tashmë ndodhet edhe në platformën YouTube.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo është këngë e parë e Keisit që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.

Ajo ishte pjesëmarrëse në edicionin e dytë, nga i cili fitues u shpall Luiz Ejlli.