Blerim Vela, shef i stafit të Presidencës, ka reaguar pas vendimit të Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës.
Vela, përmes një shkrimi në Twitter, tha se Serbia po i detyron serbët t’i braktisin institucionet e Kosovës dhe se ky akt ngjan me nxitjen e Rusisë në Donbas në vitin 2014.
“Serbia po i detyron dhe nxit serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës. Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014”, ka shkruar Vela në Twitter.
Sipas tij, kjo tregon se Lista Serbe gllabërohet nga çdo agjenci dhe trajtohet si mjet për të destabilizuar Kosovën nga regjimi i Vuçiqit”.