Këshilltari i presidentit francez, Bonne: I kemi sjellë porosi të veçantë kryeministrit

Ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe këshilltarëve të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Mcron.

Delegacioni franko-gjerman përbëhet nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.

Këshilltari i presidentit të Francës, Emmanuel Bonne, para nisjes së takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se kanë ardhur në Kosovë për t’i sjellë një porosi Kurtit. 

“I kemi sjellë porosi të veçantë kryeministrit, për këtë arsye kemi ardhur”, citohet të ketë thënë Emmanuel Bonne.

Ndryshe, këshilltarët e kancelares gjermane dhe presidentit francez do të takohen edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçi. /Telegrafi/