Kështu e prezanton Barcelona Lewandowskin

Robert Lewandowski është edhe zyrtarisht lojtar i Barcelonës. Sulmuesi polak ka kaluar me sukses testet mjekësore te gjiganti katalanas, për t’i bashkuar aty nga Bayern Munichu.

Bavarezët në anën tjetër kanë përfituar 50 milionë euro nga shitja e Lewandowskit që kishte edhe një vit kontratë të mbetur.

Sulmuesi do të fitojë nëntë milionë euro në sezon te Barcelona, derisa do të ketë edhe bonus.

Kontrata e vlefshme e Lewandowskit te Blaugranasit është deri në vitin 2026.

Ai tashmë është bashkuar me pjesën tjetër të lojtarëve të Barcelonës, derisa këta të fundit kanë publikuar edhe pamjet nga Miami.