Këta janë 3 deputetët e LDK-së që votuan kundër rrëzimit të Qeverisë

Me mocionin e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe mbështetjen e partive opozitare është rrëzuar Qeveria Kurti, mirëpo mocionin e LDK-së nuk e mbështeten  të gjithë deputetët e saj.

Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala nga LDK kanë votuar kundër mocionit për rrëzimin e Albin Kurtit nga posti i kryeministrit.

Për rrëzimin e Qeverisë kanë votuar 82 deputetë, 32 kundër dhe një abstenim.

Ndryshe, Qeveria Kurti ishte votuar më 3 shkurt 2020.