Këta janë pesë futbollistët më të shtrenjtë në Superligën e Kosovës

Që nga pranimi në FIFA – në vitin 2016, anash cilësisë – në Superligën e Kosovës është rritur edhe vlera e futbollistëve.

Por, kush janë pesë futbollistët më të shtrenjtë në elitën e futbollit vendor?

Sipas “Transfermarkt”, sulmuesi i FC Ballkanit, Ermal Krasniqi dhe mesfushori i KF Llapit, Franciso Rivera – vlejnë nga 350 mijë euro.

Të dy, kanë peshë të madhe në skuadrat përkatëse – dhe janë të pazëvndësueshëm.

Krasniqi – tashmë po luan në Europa Conference League – dhe me shumë mundësi vlera e tij do të rritet edhe më shumë – varësisht prej paraqitjeve.