Xhavit Haliti

Këto janë 13 partitë dhe 2 koalicionet që aplikuan deri tani për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sot në ora 23:59, përfundojnë afatet për aplikim të subjekteve politike për certifikim, deklarimin e koalicioneve dhe njoftimin për mospjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, raporton Periskopi.

Sipas njoftimit të KQZ, deri në orën 16:00, 15 subjekte politike kanë dorëzuar formularët për certifikim.

Deri tani janë regjistruar edhe dy koalicione zgjedhore:
– PAI – PDAK – LPB
– Koalicija VAKAT

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve vazhdon deri më 7 dhjetor 2025, përmes platformës së KQZ-së.

Njoftimi i plotë;

Sot (e diel, 30 nëntor 2025, në ora 23:59) përfundojnë afatet e periudhave të ndryshme për subjektet politike lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Këto afate janë si në vijim:
-Afati për subjektet politike për aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje;
-Afati për partitë politike për deklarim të koalicioneve; dhe
-Afati për partitë politike për njoftim të mospjesëmarrjes në zgjedhje.

Afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, 24 nëntor – 30 nëntor 2025:

Deri më tani (e diel, 30 nëntor 2025, ora 16:00) 15 subjekte politike kanë plotësuar formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili është i ngjashëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore.