Kiara duket e mahnitshme në fustanin elegant me dekolte të hapur

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito merr çdo herë vëmendje me postimet që bën në rrjetet sociale.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur prezantuesja postoi një imazh të ri në InstaStory, teksa duke tërë shkëlqim.

Ish-banorja e BBVA 2 pozoi e veshur me një fustan elegant me ngjyrë të verdhë, mëngë ta gjata dhe dekolte të hapur.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Dukja e saj u kompletua me një qafore ngjyrë ari me trëndafil, ndërsa makijazh të theksuar ia shtonte edhe më shumë hijeshi.

Kiara ndërkohë mbetet e angazhuar me projekte në televiziv, teksa pak javë më parë lansoi linjën e saj të bikineve.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Sa i përket jetës private, Kiara u lidh dhe më pas u kurorëzua me fituesin e BBVA 2, Luiz Ejlli dhe dyshja janë pothuajse të pandashëm.

Çifti herë pas here ndajnë momente të tyre bashkë edhe në rrjetet sociale për fansat e tyre të shumtë.