Kjo është skuadra tjetër angleze që ka bërë ofertë për Muriqin

Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi që një kohë të gjatë është duke u raportuar që ka marrë vëmendjen e klubeve të ndryshme.

Së fundmi sipas mediave turke për kosovarin ka dërguar ofertë edhe West Bromwich.

Me paratë e transferimit të Muriqit, skuadra turke planifikon të marrë futbollistin e Basaksehir, Irfan Can Kahveci.

Muriqi ka arritur të shënojë 17 gola në këtë sezon dhe të bëjë 7 asistime.