Klinë: Arrestohen katër të rinj pasi sulmuan fizikisht një tjetër

Katër të rinj janë arrestuar në Klinë, pasi dyshohet se kanë sulmuar një person tjetër në zonën e përgjegjësisë në Klinë.

Policia ne bëri arrestimin e tyre pas publikimit të pamjeve nga rrahja në rrjetet sociale, ku vëreheshin disa persona duke u rrahur nё zonën e pёrgjegjёsisё.

“Policia menjёherё ka marrё tё gjitha veprimet e duhura, duke identifikuar viktimën e rastit, i njëjti ёshtё dёrguar nё QKMF-Klinё pёr tretman mjekёsor e mё pas ёshtё intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Klinё”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit tё viktimёs ёshtё bёrё identifikimi i personave tё dyshuar; M.L., i lindur nё vitin 2000; J.G., i lindur nё vitin 2001; M.G., i lindur nё vitin 2003 dhe H.L., i lindur nё vitin 2004.

Tё dyshuarit janё arrestuar dhe janё dёrguar nё ndalim për 48 orё.