Klopp i ka kërkuar bordit ta transferojë Amine Gouiri

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka kërkuar shërbimet e sulmuesit të Nice, Amine Gouiri.

Siç transmeton Fichajes, strategu gjerman i ka bërë kërkesë bordit të klubit për transferimin e 21-vjeçarit.

Gouiri, i cili mund të luajë edhe si anësor i majtë edhe si sulmues, kishte shënuar 16 gola në të gjitha garat në sezonin e kaluar.

Ndërkaq, edhe edicionin 2021/2022 e ka nisur për mrekulli dhe tashmë i ka realizuar katër gola në kampionat.

Në bazë të njoftimit, Klopp është shumë i interesuar për francezin dhe dëshiron t’i paraqesë konkurrencë Roberto Firminos.