“Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë” Beatrix ironizon Borën

Beatrixa shpesh është bërë temë e memeve të ndryshme. Por këngëtarja ka dëshmuar se këto i merr me shumë sportivitet.

Madje ajo i ka rikthyer shpesh ato edhe pas mbarimit të “Big Brother VIP”.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe me komentin që i bëri Bora Zemanit për puthjen me Donald Veshajn.

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshinjtë duke bërtit. Të dua zemër.”, i pati shkruar këngëtarja Borës në fotot që postoi ajo pas surprizës që i bëri Semit dhe Donaldit në “Big Brother VIP”.

Ky koment mori vëmendje sidomos pas lidhjes së saj me Donaldin dhe njerëzit e risollën në vëmendje si një gjë jo shumë të bukur.

Shumë prej tyre janë të mendimit se ajo ka qenë fanse e historisë se Donaldit dhe Borën por u lidh me të pa folur rreth ndjenjave të tij.

Së fundi ajo ka postuar një status në Twitter ku shkruan “Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë”.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë në komente, disa suportues, e të tjerë kritikë.

Nuk dihet për çfarë e ka fjalë ajo por ka dyshime se po flet për këngën e re.

Trixa që pas ndarjes me Donaldin nuk e ka dhënë asnjë detaj konkret, përveç konfirmimit për ndarjen.