Sunny Hill Festival

Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë po falimentojnë biznesin vendore

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB)reagon ashpër dhe shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për veprimin arbitrar të Komunës së Prishtinës dhe të Pallatit të Rinisë, të cilët më 01 shtator pa vendim gjykate dhe në kundërshtim me çdo parim ligjor, kanë mbyllur biznesin VISARI SHPK – VVD, një kompani me traditë 20-vjeçare dhe kontribuese e rregullt në pagesën e qirasë dhe tatimeve në Administratën Tatimore të Kosovës.
Nga ky vendim i njëanshëm dhe i padrejtë:
25 punëtorë kanë mbetur në rrugë, duke iu mohuar e drejta elementare për punë dhe mbijetesë.
Biznesit i janë uzurpuar mbi 200 mijë euro, duke i pamundësuar veprimtarinë normale.
Rrezikohet falimentimi i markës tregtare “Life Style”, një emër i njohur në tregun kosovar.
AKB e konsideron këtë akt si shkelje flagrante të ligjit, të drejtave të pronësisë dhe të lirisë së biznesit, duke dëshmuar një arrogancë institucionale të papranueshme dhe dëm të drejtpërdrejtë për ekonominë e vendit.
Kërkojmë me urgjencë që:
Të hiqet menjëherë dryni dhe të rikthehet biznesi në lokalet ku ka ushtruar aktivitet prej dy dekadash.
Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë të japin llogari për këtë vendim të paligjshëm dhe dëmet e shkaktuara.
Institucionet qendrore të reagojnë ndaj këtij precedent të rrezikshëm, ku bizneset mbyllen pa vendim gjyqësor dhe pa respektim të kontratave.
AKB do të përdor të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike për të mbrojtur bizneset tona nga padrejtësit e tilla, duke mos lejuar që vendimet arbitrare të shkatërrojnë mundin dhe punën e qytetarëve tanë.