Konfirmohet rasti i 91 me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se është shënuar rasti i 91 i prekur me koronavirus të Kosovë. Rasti i fundit i konfirmuar është nga Prishtina.

“Sot më 28.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 8 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, një prej tyre ka rezultuar pozitiv”, thekson njoftimi i IKSHPK-së, duke konfirmuar se rasti pozitiv është rast kontakti, me vendbanim në Prishtinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga data 08.02.2020 deri me 28.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.037 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë 91 raste, me një rast të vdekjes.