Konfiskohen afër 1700 kg mish në Ferizaj, s’i dihej origjina

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) të martën ka organizuare një aksion për kontrollin e të gjitha mishtoreve në komunën e Ferizajt.

Zëdhënësi i AUV-it Lamir Thaqi, ka thënë së në secilin rast kur inspektorët kanë hasur duke u tregtuar mish ose nënprodukte mishi në kundërshtim me kriteret ligjore për tregtim, janë ndërmarrë masat për largim të menjëhershëm nga shitja e produkteve dhe bllokim i tyre me proces deri ne asgjësim.

“Sasia totale e produkte të ndaluara është 1670 kg mish dhe nënprodukte mishi (mish i freskët, mish në faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, e të tjera). Aksioni u realizua përmes trupave inspektuese nga regjionet e tjera”, ka thënë Thaçi për KOHËN.

Ai ka treguar parregullsitë më të shpeshta që kanë hasur gjatë këtij aksioni.

“Problemet me të theksuara ishin mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes. Në mish të pa damkosur (vulosur), dhe sasitë tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore, kryesisht ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat po ashtu i nënshtrohen procesit të trajtimit termik (terjes, tharjes, tymosjes)”, është shprehur Thaçi.

Ai ka thënë se kushtet teknike sanitare higjienike të mishtoreve në nivel të përgjithshëm ishin të mira. “Në disa raste janë dhënë vërejtje për përmirësim brenda afateve kohore. AUV-i në ditët në vazhdim do të bëj asgjësimin e gjithë sasisë së ndaluar. Tregtimi i mishit do të jetë prioritet në kontrollet në vazhdim në gjithë Kosovën”, ka theksua Thaçi.