Koronavirusi në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet e reja

Në Shqipëri janë rritur ndjeshëm rastet e reja me COVID-19 ku në 24 orët e fundit 43 persona kanë rezultuar pozitivë nga 3526 testime të kryera.

Fatmirësisht asnjë person nuk ka vdekur, ndërsa pesë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,086 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht janë 198 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar gjashtë pacientë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri iu ka bërë apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19 në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend.

Statistika (20 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      43

Të shëruar në 24 orë     5

Të shtruar në spitale      6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3526

Testime totale             862,958

Raste pozitive             132,740

Raste të shëruara       130,086

Raste Aktive                        198

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              89

Elbasan            21

Vlorë                17

Durrës              16

Fier                   15

Shkodër           13

Lezhë               13

Kukës                9

Korçë                4

Gjirokastër        1