Kosova mbërrin në Batumi për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbërritur të mërkurën pasdite në Batumi ku të enjten do ta luajë ndeshjen kualifikuese për kampionatin botëror “Katari 2022” ndaj Gjeorgjisë.

“Dardanët” në Batumi prej orës 17:00 do ta zhvillojnë edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes ku synojnë të arrijë fitore.

Pas ndeshjes kundër Gjeorgjisë, Kosova më 5 shtator e luan në Prishtinë ndaj Greqisë, kurse po në stadiumin “Fadil Vokrri” luan ndaj Spanjës më 8 shtator.