Sunny Hill Festival

Kosova pranon 95.5 milionë euro mbështetje buxhetore nga FMN-ja

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se Kosova ka pranuar 95.5 milionë euro financim për mbështetje buxhetore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ai në faqen e tij në Facebook ka thënë se kjo ka ardhur si rezultat i përmbylljes me sukses të programit dyvjeçar me FMN-në.

“Kjo vjen si rezultat i përmbylljes me sukses të programit dyvjeçar me FMN-në, Stand-By Arrangement, në kuadër të të cilit janë paraparë reforma të nevojshme në financat publike, dhe ruajtja e qëndrueshmërisë fiskale. Qeveria mbetet e përkushtuar për rritje të qëndrueshme ekonomike, krijim të vendeve të reja të punës, rritje të mirëqenies së familjeve, dhe ruajtje të qëndrueshmërisë financiare të vendit”,  ka shkruar ai.