Kosova sot zhvillon miqësoren ndaj Jordanisë

Pas dy humbjeve radhazi në muajin e kaluar, Kombëtarja e Kosovës synon të këndellet ndaj Jordanisë.

“Dardanët” do zhvillojnë miqësore me Kombëtaren që zë pozitën e 90-të në ranglistën e FIFA-së, shkruan lajmi.net.

Me disa mungesa si Lirim Kastrati, Bersant Celina, Elbasan Rashani dhe Zymer Bytyqi, djelmoshat tanë do provojnë të fitojnë në “Fadil Vokrri”.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 18:00, ku 30 për qind i kapacitetit të stadiumit do jetë i mbushur me tifozë.

Kjo njëkohësisht, është ndeshja e parë e Kosovës pa përzgjedhësin Bernard Challandes, ndërsa Primoz Ghila që është trajner i përkohshëm do e drejtojë Kombëtaren tonë.

Kujtojmë, se lojtarët e Kosovës kanë kryer dy stërvitje nën urdhrat e Ghila, kështu që kanë filluar t’i përshtaten mënyrës si tekniku slloven kërkon që të zhvillohen ndeshjet.