KQZ: Fushata zgjedhore nga 3 deri më 12 shkurt

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka bërë të ditur se të gjitha procedurat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të cilat janë caktuar për 14 shkurt, do të nisin nga nesër.

Lidhur me këtë fushata zgjedhore zyrtarisht nis më datën 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt, ka deklaruar Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

Ajo tutje ka shtuar se periudha e votimit me postë, fillon nga 2 shkurti dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.