KQZ nuk anulon zgjedhjet, Podujeva voton nesër

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka konfirmuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës, do të mbahen ketë të dielë.

Në mbledhjen e KQZ-së, Daka tha se do të vazhdojnë me planin e tyre për zgjedhjet.

Gjithashtu, kryetarja e KQZ-së kërkoi nga qytetarët që të mos të bëjnë panik.

“Nuk ka ndonjë ndryshim, nuk kemi marrë ndonjë rekomandim nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga IKSHP që të shtyhen zgjedhjet, vazhdojmë me planin”, deklaroi ajo.

Ndryshe, në garë për kryetar të Podujevës janë tre kandidatë.