Kriptovaluta “Squid Game” godet investitorët, krijuesi vjedh miliona dollarë

Një valutë digjitale, e bazuar në serinë e famshme të Netflixit “Squid Game”, ka rënë në vlerë 0 dollarë pasi krijuesit e saj nxorën të gjitha paratë, duke vjedhur rreth 2.1 milionë dollarë nga investitorët.

Kriptovaluta, e quajtur “SQUID”, fluturoi deri në 2,861 dollarë para se të binte krejt në zero. Mashtrimi është bërë për shkak se krijuesit e saj tërhoqën të gjitha paratë duke e devalvuar valutën digjitale.

Para tërheqjes, tregu i kësaj valute ishte mbi 2 milionë dollarë, sipas “CoinMarketCap”.

“SQUID” kishte dalë në treg në bazë të serisë së famshme dhe menjëherë pati raportime se mund të jetë mashtrim, por se njerëzit megjithatë investuan në të.

Netflixi ka mohuar se ka qenë i lidhur me valutën.