Ku i gjete firmat e shtrenjta?, Alesia Bami flet troç në emision: Më kanë mbajtur të shtëpisë (Foto)

Alesia Bami është padyshim një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Prej disa javësh ajo është në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së saj luksoze, veshjet firmato dhe udhëtimet e shtrenjta.

Teksa ishte në emisionin “E diell”, në rubrikën “Trotuar”, Alesia ka treguar këtë të diel se pas gjithçka je qëndrojnë prindërit. Modelja është shprehur se prindërit e kanë mbajtur gjithmonë me të mira.

“Ne gjithmonë kemi një hall, që kur shohim një njeri të veshur mirë themi: Ku i gjeti ky këto? Por unë që kur kam qenë e vogël me kanë mbajtur ata të shtëpisë me gjithë të mirat, nuk kam kaluar nga këtu-këtu, i kam ngjitur shkallët avash avash. Unë kam pak veshje të firmave, sepse në përditshëmri vishem me Adidas”, u shpreh Alesia.