Kurti dhe Vitia bëjnë apel të qëndrohet në shtëpi dhe të zbatohen masat për koronavirus

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një konference për media së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka ripërsëritur thirrjet për qëndrim në shtëpi dhe mbajtje të higjienës në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Kurti tha se nuk bën të ndjehemi të vetkënaqur për shkak se periudha që po vjen do të tregojë edhe më sakt se sa është zgjeruar përhapja e virusit.

“Duhet të vetëdijësohemi të gjithë se kujdesi nuk u takon vetëm profesionistëve të shëndetit publik, por secili prej neve duhet kujdeset për veten dhe të tjerët. Prandaj ne mbrëmë i kemi mbyllur parqet që të jenë të ndaluara. Kemi mbyllur edhe marrjen me veti të pijeve të ngrohta. Po kërkoj që me e mira në këtë rrezik pandemik të qëndrojë vetëm, por frenimi i përhapjes së virusit e kërkon këtë gjë me force”, tha Kurti.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi se në Kosovë janë 122 respiratorë, 95 publikë dhe 47 privatë.

Ai thekoi se duhet respektuar masat e qeverisë dhe profesionistëve shëndetësorë sepse neglizhenca çon në daljen nga kontrolli të virusit.

“Kemi porositur 50 respiratorë të rinj, dhe po presim edhe disa, njëra pjesë në muajin prill njëra në maj. Do t’i kemi dozat e klorikin, por akoma nuk ka bar që është treguar i suksesshëm për këtë virus. Po bëjmë krejt cka është e mundur që situata të mos del nga kontrolli”.

“Pasi nuk ka ilaq për shërim, duhet të rrini në shtëpi me të dashurit tuaj. Fatin e përballjes e kemi bashkërisht të gjithë në duart tona. Ti kryejmë gjitha obligimet qytetare në mbrojtje të shëndetit publik, mbani higjienën personale, familjare dhe mbani distance”.

Vitia tha se secili qytetar që futet përmes aeroportit apo kufijve në Kosovë, do të futet në karantinë për 14 ditë.

Aktualisht në Kosovë janë të infektuar 28 persona me virusin COVID-19.