Kurti: Do të kemi pako masash për t’u ndihmuar qytetarëve


Kryeministri Albin Kurti ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë.

Kurti më anë të një shkrimi në Facebook, ka theksuar se rritja e këtyre çmimeve është e ndikuar botërisht, gjë që po ndikon në ngritjen e tyre edhe në Kosovë.

Ai tregon se ditëve në vijim do të ketë pako të masave për t’i ndihmuar qytetarët.

“Kosova, sikurse e gjithë bota, i është ekspozuar një inflacioni që kryesisht vie si rezultat i katër faktorëve: shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve për shkak të pandemisë, rikthimit të konsumit global më shpejt sesa që mund të përshtatej prodhimi i cili gjatë pandemisë ishte stopuar, rritja në nivel global e çmimit të energjisë dhe spekulantët e ndryshëm që bëhen profiterë të krizave. Shkalla e inflacionit sipas Agjencisë së Statistikave në fund të muajit shtator ishte 4.9 për qind, gjë që është në linjë me ngritjen globale të çmimeve për disa produkte”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, me anë të kësaj rritje të çmimeve në vend, po tentohet të fajësohet Qeveria e Kosovës.