Kurti e Ahmeti flasin për masat kundër koronavirusit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti njofton se ka folur në telefon me kryeministrit Albin Kurti për bashkërendim në masat e ndërmarra për situaten e krijuar nga virusi Covid-19.

Ka ndodhur komunikimi i parë zyrtar mes Ahmetit si kryetar i kryeqytetit dhe Kurtit si shefi i Qeverisë, që nga koha kur është ndarë Lëvizja Vetëvendosje, dy vjet më parë.

Njoftimin e ka dhënë Ahmeti, i cili thotë se kanë folur për veprimet që janë marrë e do të ndërmerren në lidhje me luftimin e virusit.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin.  E informuam njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë.  Koordinimi i institucioneve është kyç në këtë betejë të përbashkët.  Por edhe koordinimi i qytetarëve për #rriNshpi edhe më shumë”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.

Ahmeti kishte braktisur partin e kryeministrit Kurti dhe iu ishte bashkuar PSD-së.