Kurti emëron edhe tre zëvendësministra

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministre dhe një zëvendësministër, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.


Zëvendësministrat e emëruar janë:

Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
Dafina Gexha- Bunjaku, zëvendësministre e Shëndetësisë,

Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Deri m ë tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 18 zëvendësministra.