Zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, është liruar nga detyra.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, ku thuhet se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë vendimin për ta liruar Uglarin nga posti i tij.
Elldin Uglari është njëkohësisht anëtar i partisë SDU, e cila udhëhiqet nga deputetja Duda Balje.
Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pas dështimit të Kurtit për të siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë “Kurti 3”.