Kurti kërkon që edhe Malisheva të futet në karantinë

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë që pas shfaqjes së rasteve të reja me koronavirus edhe Komuna e Malishevës, duhet të futet në karantë.

Gjatë një fjale në seancën e Kuvendit të Kosovës, Kurti tha se që nga paslufta kjo është situata më pazakontë në të cilën është gjendur vendit.

“Si Qeveri sonte duhet të marrim vendimin në mënyrë elektronike që Malisheva të jetë në gjendje të njëjtë sikur Klina e Vitia”, deklaroi kryeminsitri Albin Kurti.

Deri tash numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 5 persona.