Kush është Luiz Ejlli banori që ia riktheu shikueshmërinë Bigut me gënjeshtrën e tij për sëmundje?

Si në çdo fillim edicioni të Big Brother edhe sivjet publiku u shfaq i pakënaqur me banorët e zgjedhur për të qenë pjesë e programit. Marrë parasysh se ky është edicion VIP ndër kritikat kryesore ishte ‘’niveli’’ i famës së tyre, shkruan Insajderi. 

Por enda pa kaluar një muaj, Luiz Ejlli, djali i panjohur prej një pjesë të madhe të publikut ka arritur t’i lë nën hije banorët e tjerë.

Luiz Ejlli- Big Brother

Ai është bërë kryefjala e emisionit sidomos pas tregimit të tij se vuan nga një lloj i rrallë i tumorit.

Luiz Ejlli rrëfen sëmundjen e rëndë nga e cila vuan

Nëse vuan apo jo nga kjo sëmundje ende është enigmë për një pjesë të publikut.

Pasi ai herë e ka pohuar e herë e ka mohuar një gjë të tillë.

Por ka qenë produksioni i Big Brother Vip Albania 2, që ka vendosur vulën për atë se Ejlli nuk është i sëmurë, shkruan Insajderi. 

I sëmurë ose jo, diçka është e sigurt, pas gënjeshtrës së tij shikueshmëria ndaj këtij spektaklit u rrit tejmase. Publiku është ndarë në dysh, disa po besojnë që Luizi është i sëmurë e disa të tjerë po mendoj se prapa kësaj qëndron produksioni, që e shtyri banori të gënjejë në këmbim të klikimeve. 

Luiz Ejlli dhe Kejvina Kthella- Big Brother