Sunny Hill Festival

Kushtetuesja i shpall “nul” të gjitha seancat pas 27 qershorit

Gjykata Kushtetuese i ka anuluar të gjitha seancat konstituive të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik.

Në një aktgjykim të shpallur të premten, Gjykata ka konstatuar se seancat janë zhvilluar në kundërshtim me aktgjykimin paraprak të saj, të datës 26 qershor.

Vendimi u mor në përgjigje ndaj kërkesës së partive opozitate, PDK dhe LDK, në lidhje me kushtetutshmërinë e vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë gjatë seancës konstituive të mbajtur më 29 qershor 2025.

“Gjykata vendosi: TË KONSTATOJË, njëzëri, që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme”, thuhet në pikën I të aktgjykimit. 

Gjykata vendosi që votimi për kryetar të Kuvendit të Kosovës të bëhet në mënyrë të hapur.

Aktgjykimi, po ashtu konstatoi se kryesuesi Avni Dehari e ka shkelur aktgjykimin paraprak të Gjykatës.