Kuvendi i Kosovës me seancë të veçantë për nder të 8 Marsit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për mbajtjen një seance të veçantë.

Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të veçantë, e cila do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Deputetëve do t’u drejtohet Vasfije Krasniqi dhe seanca nis në ora 11:00.