Kuvendi miraton ndryshimin e deficitit buxhetor të propozuar nga qeveria, opozita e kundërshton

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro ndryshimit të vendimit të qeverisë për tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm.

Me 89 vota për, 41 kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan propozimin për shqyrtimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm, raporton lajmi.net.

Ishin disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët votuan kundër këtij propozimi.

Pas votimit të këtij propozimi, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se deputetët do të shkojnë në pauzë për një orë dhe më pas do të vazhdojë seanca e Kuvendit.